![Shqiptarët që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze do të lejohen në Greqi](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/06/aeroport.png)
Greqia ka vendosur që të pranojë brenda territorit të saj të gjithë personat pavarësisht nëse vaksina që kanë bërë është e miratuar nga EMA. Nga vendimi përfiton edhe Shqipëria, pasi të gjithë qytetarët që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA, që është Agjencia Europiane e Barnave.
Kjo do të thotë që qytetarët që kanë bërë vaksinat; Novavax (SHBA), Sinovac (Kinë), Sputnik (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino (Kinë) do të mund të vizitojnë Greqinë pa detyrimin e testit anti-COVID. Pak ditë më parë Shqipëria arriti marrëveshjen me Hungarinë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit.