Shqiptarët përdorin Qafë-Thanën për të kaluar në Greqi, fluks i madh lëvizjesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarët përdorin Qafë-Thanën për të kaluar në Greqi, fluks i madh lëvizjesh

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

 

Gjatë 24 orëve të fundit sipas burimeve zyrtare nga kjo pikë kanë hyrë e kanë dalë 2760 shtetas shqiptarë dhe të huaj. I lartë vazhdon të jetë edhe fluksi i daljeve me 1327 shtetas.

 

Advertisement

Kjo gje tregon se kjo pikë kufitare ka mbetur tranzit si porta hyrëse për shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi të cilët përdorin pikat kufitare të këtij vendi për të kaluar më tej.

 

Për të përballuar fluksin nga pala shqiptare punohet me 4 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa maqedonasit punojnë vetëm në tre sportele.

 

Advertisement

Gjatë orëve të fundit edhe pse në kushte pandemia numri i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut drejt vendit tonë vijon të jetë më i lartë se numri i daljeve. Edhe ditën e sotme numri i hyrje-daljeve ka qënë në rritje.

 

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit fluksi i hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës është i ulët krahasur me fluksin e ditëve më parë. Konkretisht kanë hyrë drejt Shqipërisë 126 shtetas dhe 45 mjete.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy