Disa shtetas shqiptarë të cilët vijojnë të jenë në Rripin e Gazës kanë kërkuar ndihmë për tu larguar nga aty, pas ashpërsimit të konfliktit Palestinë-Izrael.
Ministria e Jashtme, përmes një njoftimi për shtyp bën me dijse se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat shqiptare në Egjipt dhe Izrael, dhe po punohet për larrgimin e tyre.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.
Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontat me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.
Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës.