Prej disa ditësh, qyteti grek, Janina është kthyer në zonë të kuqe. Shumë nga të infektuarit me Covid-19 janë shqiptarë. Sipas prefektit i Epirit, Alekos Karhimanis, të gjitha njësitë e kujdesit intensiv janë zënë nga shtetasit nga Shqipëria.

 

ALEKOS KARHIMANIS

PREFEKTI I EPIRIT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Situata epidemiologjike e Janinës ndikohet ndjeshëm nga pacientët që janë pranuar nga Shqipëria dhe po trajtohen në spitalet e rajonit. Sot 50% e pacientëve të trajtuar në Njësitë e Sëmundjeve Infektive të spitaleve të Janinës vijnë nga Shqipëria, të cilët kanë zënë të gjitha njësitë e kujdesit intensiv.”

 

Por ky problem sipas zyrtareve grek vjen si pasojë e një mashtrimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shofer, ndal këtu, kam një dhimbje në zemër”, mësohet se thonë shqiptarët dhe shtrohen menjëherë në spital.

 

DIMITRIS DIMITRIOU

JURIST

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dhjetëra shtetas shqiptarë që janë diagnostikuar në vendin e tyre pozitiv me koronavirus, kalojnë kufirin me një test të rremë negativ dhe arrijnë të kurohen në Spitalin Universitar të Janinës. Sapo kalojnë kufirin, ata i thonë shoferit të autobusit se nuk po ndihen mirë dhe se po përjetojnë dhimbje në zemër, me rezultat që shoferi t’i çojë drejtpërdrejt në Qendrën Shëndetësore Delvinaki . Aty ata i nënshtrohen një testi të shpejtë i cili është natyrshëm pozitiv.”

 

Shqiptarët mundohen të kurohen në Greqi, sepse sipas zyrtarit grek shërbimi është më cilësor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në vendin e tyre politika e qeverisë ndaj pandemisë, është praktikisht jo- ekzistuese. Gjithçka është e hapur, pa kontroll dhe në rast se përjetoni simptoma të rënda, gjithçka që ato ofrojnë është një aparat për frymëmarrje dhe mbyllje në shtëpi, kështu që ata të kërkojnë trajtim në spitalet greke.”

 

Komiteti teknik i eksperteve grek, pritet në ditët në vijim të marrë një vendim në lidhje me situatën në spitalet e Janinës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";