Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë dhënë alarmin se shqiptarët po mbushin spitalet në Janinë. Ky qytet nga e mërkura është bërë zonë e kuqe për shkak se të gjitha njësitë e kujdesit intensiv janë zënë nga shqiptarët, shkruan media greke “Protothema”. Prefekti i Epirit, Alekos Karhimanis tha se shqiptarët kalojnë kufirin me një test të rremë negativ për koronavirusin.

 

Më pas, ata i kërkojnë shoferit të autobusit që të ndalojë sepse kanë dhimbje në zemër. “Shofer, ndal këtu, kam një dhimbje në zemër dhe nuk ndihem mirë”, mësohet se thonë shqiptarët, sipas medias greke. Shoferi i dërgon ata në urgjencën e Janinës, ku kryhet sërish testi për koronavirusin. Testi del pozitiv dhe më pas shtrohen. Në këtë mënyrë, shqiptarët arrijnë qëllimin që të trajtohen nga mjekët grekë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Situata e rënduar epidemiologjike në Janinë javët e fundit vjen kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm dhe veçanërisht prej pranimeve në spitale të pacientëve nga Shqipëria fqinje. Sot 50% e pacientëve të trajtuar në Njësitë e Sëmundjeve Infektive të spitaleve të Janinës vijnë nga Shqipëria”, tha prefekti.