Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medien britanike, Sky NeËs.
Në fokus të diskutimit është debati i fundit mes Shqipërisë dhe Anglisë për fenomenin e emigrantëve shqiptarë që po shkojnë masivisht me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.
Advertisement
Rama tha se është ende në pritje të faljes nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për komentet e ministres së Brendshme për shqiptarët, e cila i cilësoj emigrantët si “kriminelë që po pushtojnë Anglinë”.
Intervista e Ramës vjen një javë para se Stella Breverman të vizitojë Shqipërinë dhe do të diskutohet për numrin e lartë të emigrantëve që kanë mbërritur në Angli.
Advertisement