“Shqiptarët “goditen” për qëllime elektorale”/ Edi Rama: Britania e Madhe të kërkojë falje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqiptarët “goditen” për qëllime elektorale”/ Edi Rama: Britania e Madhe të kërkojë falje

Kryeministri Edi Rama e sheh me shqetësim mungesën e një falje nga Britani e Madhe pasi sekretarja e saj e brendshme, Stella Braverman, i quajti kriminelë emigrantët shqiptarë. Në intervistën e dhënë për “Sky News”, Edi Rama thotë se etiketimet janë të eksagjeruara dhe se pas tyre qëndron interesi elektoral.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nuk kam dëgjuar kurrë një falje, gjë që më bën të mendoj se në vend të shprehjes së ekzagjeruar të zhgënjimit, ky ishte një sulm i llogaritur. Dhe kjo është gjëja më shqetësuese. Kur kërkon falje, është në rregull – ndodhi. Kur nuk e bën, dhe kur e shmang, atëherë do të thotë se dëshiron diçka nga ajo që thuhet.  Pra, do të thotë se ka një llogaritje pas saj, do të thotë që vërtet po flet me një numër të caktuar votuesish që duan të dëgjojnë këtë.  Dhe ju po i ushqeni me këtë sepse keni nevojë për votat e tyre. Por pasojat e kësaj mund të jenë shkatërruese për njerëzit, për njerëzit tanë në Britani dhe për vetë Britaninë.

 

Advertisement

Përgjegjëse për braktisjen e vendit, kryesisht nga të rinjtë Edi Rama më së shumti bën pandeminë Covid-19 dhe konfliktin Ukrainë-Rusi dhe jo te qeverisjen e tij.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Është një periudhë kohe kur ka influenca të këqija në përgjithësi, në botë,  për shkak të luftës, krizës, pas pandemisë së Covidit. Ne e dijmë çfarë duhet të bëjmë që të përmirësojmë situatën, për të bërë më të mirën për të gjithë, por çfarëdo që ne të bëjmë Shqipëria nuk do të jetë Londra, Parisi apo Berlini.

 

Advertisement

Prej ditësh mediat britikanike dhe jo vetëm shkruajnë për shqiptarët që shkojnë ilegalisht me gomone drejt Britanisë së Madhe përmes kanalit të La Manshit. Pas deklaratave të Stella Braverman se shqiptarët janë kriminelë, Edi Rama i bëri thirrje asaj të ndalojë diskriminimin që kërkojnë të  justifikojnë dështimet e politikave britanike të emigracionit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy