Ditët e nxehta dhe temperaturat e larta kanë bërë që shumë shqiptare te kosoves të marrin rrugën drejt bregdetit shqiptar.
Numri i madh i tyre ka bërë që në pikën kufitare në Morinë, të krijohen kolona që në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Megjithëse në Morinë është punuar me proçedurë të përshpejtuar dhe me sportele të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve por edhe të pritjes së mjeteve dhe qytetarëvë kosovarë për të kaluar kufirin e përbashkët Kosovë- Shqipëri.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, kolona e mjeteve nga Kosova për në Shqipëri ishte 130-150 metra, dhe pritjet kanë qenë 10 deri në 15 minuta.
Vetem mengjesin e se premtes kane hyre rreth 12 mije shtetas te Kosoves me rreth 3000 mjete te vogla dhe autobuze.