Në prangat e Policisë së Durrësit ra një 37-vjeçar me inicialet D. K., i akuzuar për një sërë veprash penale.

 

Në bashkpëunim me forcat “Shqiponja”, efektivët ushtruan kontroll në një ambient në lagjen nr. 15 në Durrës, që ishte në pronësi të të arrestuarit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aty ata gjetën një sasi kanabis, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati.