“Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për negociatat”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për negociatat”

Liderët e rajonit u mblodhën këtë të enjte në Tiranë, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor. Gledis Gjipali, përfaqësues i Lëvizjes Europiane, e konsideroi këtë si një samit shumë të rëndësishëm.

 

Në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai dha një koment për deklaratën e komisionerit Oliver Varhelyi, që kërkoi që rajoni të funksionojë si një i tërë në aspektin ekonomik dhe të tregtisë. Por sipas Gjipalit, kjo është pak e vështirë të arrihet sepse kërkohet ende punë.

 

Advertisement

“Kjo është në dorën e vendeve të Ballkanit Perëndimor sesa shpejt ata do të arrijnë të heqin pengesat. Ka patur zhvillime në vitet e fundit, por ky rajon është shumë mbrapa krahasuar me vendet e tjera, siç mund të jetë grupi i Vishegradit. Kurse në Ballkan ka akoma konflikte të ngrira, siç është çështja e Kosovës dhe Serbisë dhe ka shumë punë për të bërë për të hequr këto barriera.”

 

Lidhur me hapjen e negociatave, Gledis Gjipali deklaroi se duhet të shihet mundësia që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut apo që të hiqet vetoja.  Për të, Shqipëria nuk duhet të penalizohet pse fqinjët maqedonas nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët me Bullgarinë.

 

Advertisement

“Fakti që po flitet ende për punë që po bëhet, na jep shpresë që të kemi njkë rezultat pozitiv, duke ditur që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët. BE ka instrumenta të ndryshëm, ka alternativa që mund të ofrojë. Shpresoj që të kemi një rezultat pozitiv, qoftë edhe duke u ndarë Shqipëria nga Maqedonia e Veriut. Është një opsion që u përmend edhe nga komisioneri Varhelyi para disa javësh, por nuk ka gjetur mbështetje shumë të madhe sepse do të përkeqësonte pozitat e Maqedonisë së Veriut. Gjermania ka hedhur edhe idenë e heqjes së vetos në të tilla rastesh, duke ditur që procesi i integrimit është shumë i gjatë. Ngelet për t’u parë sesa vendet anëtare do të jenë të afta që të bëjnë presion ndaj Bullgarisë që të heqë veton.”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy