
Shqipëria ka siguruar 1 milion doza të vaksinës kineze nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ishte në Turqi për të mbyllur marrëveshjen.
Nga aeroporti turk, ku u ngarkuan 192 mijë doza vaksinash që pritet të mbërrijnë brenda pak orësh në Rinas, kreu i qeverisë tha se doza të tjera do të vijnë pas 2 muajsh.
Advertisement
“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera
Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh
Sjellim sot në Tiranë 192 mijë
Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim
”