Nga Pogradeci, Minisitri i Mbrojtes Niko Peleshi i pyetur në lidhje me një kërkesë të bërë nga Shqipëria pranë kompanisë Amerikane “Lockeed Martin” në lidhje me një porosi për raketa moderne anti-tank “Javelin” ka konfirmuar lajmin se Shqipëria e ka bërë një kërkesë të tillë.
“Eshtë në kuadrin e modernizimit të FA , rritjes se kapaciteteve tona që Shqipëria ka ne raport me Nato-n, sistemi raketor anti-tank Javelin i cili po prodhohet nga kompania amerikane “Lockeed Martin”. Eshtë e vertetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë të rritjes së kapaciteteve të FA-së. rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit tonë. Nuk është se ka lidhje me ndonjë kërcënim që të mos krijojmë panik, ne jemi një vend në Nato e kemi zgjidhur ceshtjen e sigurisë kombëtare, jemi një vend i mbrojtur. Ne do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e Nato-s për tu forcuar si pjesë e një aleance difensive. Theksoj Nato nuk është kërcënim për botën, as për Rusinë e as për Rajonin sepse nuk ka për qellim të sulmojë por ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e vet. Dhe forcimi i Nato-s do të thotë dekurajim i fuqive të tjera dhe rivale të vlerave tona demokratike për të shkurajuar fuqitë e tjera në përpjekjet e tyre për tju kthyer politikës së shekujve të kaluar dhe ndarjes së hartave. Në i përkasim një rendi botëror, të bazuar tek rregullat. Pas agresionit rus në Ukrainë duhet thënë është tronditur fort dhe po na fut në një epokë të re.”
Pyetje: Sa raketa janë blerë, në cfarë vlere dhe a është bërë publike kontrata?
Unë po e bëj publike nëpërmjet kësaj deklarate, nuk është cudi pasi ne kemi edhe shumë procese dhe blerje të tjera nga partneri ynë strategjik, nuk e çmoj me vend që në këtë moment të flas për shifra por bëhet fjalë për një sistem të ri, që është më i miri në botë.
Pyetje: cili është qëndrimi i Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket zgjerimit të Nato-s në vende si Finlanda dhe Suedia u kërkohet të jenë pjesë e bllokut të Nato-s?
Ka pasur një koment nga Ministria e Jashtme. Ne jemi një vend aleat i Nato-s gjithmonë jemi dhe do të jemi në linjën e përgjithshme të Natos dhe partnerit tanë strategjikë. Një nga politikat e Nato-s që ne e mbështesim është politika e dyerve të hapura, kështu që Suedia dhe Finlanda janë dy shtete sovrane me standarte të larta demokratike e ushtarake. Dhe ne do ta përkrahim zgjerimin e Nato-s sepse na intereson edhe për qëllimet tona rajonale. Jemi pro politikës së hapur. Ballkani Perëndimor ku ne bëjmë pjesë është në mes të një rrugëtimi drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Ne jemi në mes të rrugës për tu anëtarësuar në BE kështu që na intereson të promovojmë politikën e dyerve të hapura. Pas 24 shkurtit në të gjitha zhvillimet tona, përfshi procesin integrues në BE duhet të shtohet mbiemri i sigurisë i cili është jo vetëm një tregues për zhvillimet tona demokratike, sociale dhe ekonomike por edhe të zhvillimeve të sigurisë pra një Ballkan Perëndimor i përfshirë tërësisht në BE dhe në Nato përfshi këtu edhe Kosovën dhe Bosnjën do të thotë një siguri më e lartë për rajonin tonë i cili është një rajon i brishtë, brishtësia vjen së pari politika e dyerve të hapura nuk ka gjetur zbatim në rajonin tonë. Ne jemi mbështetës së zjarrtë të politikës së dyerve të hapura të Nato-s dhe BE edhe për shkaqet tona të brendshme dhe rajonale.