Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull anëtarësisë së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Në shkrimin e Alo.rs shkruhet se Tirana do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të avancuar në çështjen e Kosovës.

Artikulli i plotë:

Shqipëria është bërë prej ditës së sotme një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ministrja e Jashtme e vendit, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se Tirana do ta shfrytëzojë këtë moment për të “ avancuar çështjen e Kosovës”.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë tha se “kjo arritje është diçka për të cilën duhet të krenohet çdo shqiptar kudo në botë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke filluar nga vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, sepse Shqipëria padyshim që do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, sepse Kosova ishte, është dhe do të jetë një gjë e shenjtë për Shqipërinë”, tha Xhaka.

Ajo theksoi se Shqipëria do të punojë për shqiptarët, por edhe për rajonin, për të konsoliduar arritjet e dekadave të fundit dhe për të mos rrëshqitur drejt destabilizimit dhe tensioneve.

“Ne do të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të çuar së bashku axhendën e prioriteteve tona të përbashkëta, të cilat do të konsolidojnë më tej lidhjet e forta që na bashkojnë”, tha Xhaka.

Mediat shtojnë se karrigia për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është një sfidë e madhe, por edhe një mundësi e madhe për atë vend dhe mund të konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të diplomacisë shqiptare. Shqipëria mori për herë të parë statusin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mandati i saj do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2023.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";