Shqipëria i bashkohet grupit të shteteve që izolojnë Britaninë e Madhe, pas zbulimit të mutacionit të ri të COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri në datën 6 janar do të pezullohen fluturimet me Britaninë e Madhe.
Advertisement
Për ata që futen në vend, do të jetë i detyrueshëm izolimi 14-ditor.
“Për të kufizuar rritjen e përhapjes së infeksionit, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe duke filluar nga e marta deri në datë 6 janar. Vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarëtr që vijnë nga Britania e Madhe me fluturim apo në rrugë tokësore.”
Advertisement