Në prag të sezonit turistik, qeveria miratoi një fond prej 100 milionë lekësh me qëllim promovimin e Shqipërise me moton covid free/ose pa covid.
Fondi do të shërbejë që Shqipëria të marketohet në tregjet e huaja, si vendi që nuk aplikon asnjë masë ndaj covid-19.
Edhe një vit më parë, Shqipëria nuk vendosi kufizime dhe masa ndaj pandemisë për turistët e huaj, ndërsa këtë vit Kryeministri ka deklaruar më herët se përgjatë gjithë verës do të hiqen të gjitha kufizimet e brendshme.
Shumë vende kanë nisur marketimin për të thithur sa më shumë turistë, por edhe ky sezon do të mbetet një test se si do të jetë ecuria e turizmit, edhe pse mendohet se do të jetë padyshim më i mirë se një vit më parë.
Vaksinimi i qytetarëve brenda e jashtë vendit është një element i shtuar që turistët t’i rikthehen normalitetit.
Shqipëria, këtë vit ka shumë shanse të mirëpresë një bum të vërtetë turistësh nga e gjithë bota.