Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, shprehet se sulmi rus ndaj Ukrainës është i pajustifikuar.

 

Në një dalje për mediat, ajo deklaroi se situata po përshkallëzohet nga momenti në moment, ndërsa shtoi se kjo që po ndodh është mënyrë e të treguarit se kush është më i forti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në kundërshtim me të gjithë historinë pas Luftës së Dytë Botërore, sulmi për pushtimin e Ukrainës kërkon t’i imponojë botës parimin ‘i forti ka të drejtë’ kjo është e papranueshme. Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin e Rusisë dhe qeverinë e Bjellorusisë për mundësimin e këtij sulmi. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, Bashkë me aleatët tanë ne qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe presidentit të saj legjitim. Mendimet tona janë dhe shkojnë te familjet e viktimave dhe të të plagosurve. Ne i Bashkohemi deklaratave të NATO-s që i bën thirrje Rusise të ndërpresë sulmet ushtarake dhe të tërheqë forcat e saj, të respektojë ligjet ndërkombëtare. Krah aleatëve tanë ne dënojmë vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen e rajoneve separatiste dhe i bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga rruga e agresionit. Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi. Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenmbajtëse në Këshillin e Sigurimit në OKB, një garanci e jona për një angazhim të vazhdueshëm me nisma konkrete. Shqipëria nuk është mjaftuar vetëm me fjalë, i jemi bashkuar sanksioneve që SHBA dhe BE kanë vendosur ndaj Rusisë duke marrë edhe peshën e sanksioneve që Rusia ka vendosur si reagim. Qëndrimet tona kanë qenë publike. Theksoj dhe siguroj për angazhimin e plotë të vendeve anëtare të Asamblesë së NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare në mbështetje të të gjitha vendimeve të aleancës, qofshin ato ushtarake apo politike”, u shpreh ajo.