Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2024 është pritur me entuziazëm dhe eufori nga tifozët anë e mbanë botës, që në momentin e kualifikimit.
Nesër në orën 21:00 Shqipëria do të ketë përballjen e parë në këtë kampionat europian përballë Italisë, e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.
Tanimë tifozët kuqezi janë dyndur drejt Dortmundit, teksa ka pasur fluks në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se është një superfestë, ku nuk ka munguar muzika.
Advertisement
“Superfestë në aeroportin “Nënë Tereza” nga tifozë të Kombëtares e turistë të huaj“, shkruan Edi Rama./vizionplus.tv
View this post on Instagram
A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Advertisement