
Shqipëria ka marrë Presdiencën e dytë të Këshillit të Sigurimit. Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se Presidenca e KS i jep Shqipërisë mundësinë të përcaktojë se cilat situata krizash do të marrin vëmendjen e posaçme.
Ndër të tjera deklaron se performance e suksesshme që ka patur gjatë 20 mujave të fundit i jep Shqipërisë avantazhe në sytë e aleatëve dhe partnerëve.
“Marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze.Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS .Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve.Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence.
Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash çka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare.
AdvertisementKjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar.
Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi. Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS.
AdvertisementAktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tone.
Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS.
AdvertisementDebati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës .Si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar.
Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare”, shprehet Xhaçka.