Shqipëria me mungesa në San Marino, por 3 pikët janë një detyrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria me mungesa në San Marino, por 3 pikët janë një detyrim

Përfaqësuesja shqiptare duhet të harrojë sa më shpejt humbjen me Anglinë dhe të përqendrohet tek ndeshja e radhës këtë të mërkurë, përballë kundërshtarit më të dobët të grupit I.

Kuqezinjtë u nisën mbrëmjen e të hënës drejt San Marinos për të luajtur ndeshjen e tretë të vlefshme për eliminatorët e “Katar 2022”.

 

Mungesat mbeten shqetësimi i vetëm për trajneri Edi Reja, i cili edhe në këtë udhëtim nuk do të ketë një skuadër të kompletuar.

Advertisement

 

Në listën e futbollistëve, raporton Vizion Plus, vërehet mungesa e Florian Kamberi, sulmuesi shqiptar i lindur në Zvicër. Në ndeshjen ku pritej debutimi i tij me fanellën kuqezi, 25-vjeçarin e ka tradhtuar fati pas një dëmtimi muskulor të marrë në seancën e fundit stërvitore në Durrës.

 

Dhimbje koke ka dhe në repartin e mesfushës për teknikun italian. Klaus Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës pasi ka plotësuar numrin e kartonëve kështu ka lënë kombëtaren dhe është rikthyer në Gjermani. Ndërkaq, mbetet ende në dyshim Odise Roshit, i cili po mundohet që të rikuperohet.

Advertisement

 

Futbollisti me origjinë nga Fieri, luajti pak minuta ndaj Andorrës ndërsa në sfidën me Anglinë ishte në tribunë për shkak të problemeve muskulore.

 

Edhe Marash Kumbulla siç dihet tashmë, ka lënë grumbullimin dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë jashtë fushës së blertë për 3 muaj duke mbyllur kështu sezonin parakohe. 21-vjeçari ka udhëtuar drejt Romës për të kryer aty ekzaminimet e fundit.

Advertisement

 

Aktualisht përfaqësuesja kuqezi është në vendin e katërt me kuotën e 3 pikëve, 1  më pak se Polonia dhe Hungaria e vendit të dytë dhe të tretë dhe 3 nga Anglia kryesueses. Ndeshja San Marino-Shqipëri luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin e San Marinos ndërsa do të gjykohet nga 32-vjeçari norvegjez Kai Erik Sten.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy