Shqipëria luan bukur ndaj Spanjës, na mund një gol spektakolar i Olmos në fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria luan bukur ndaj Spanjës, na mund një gol spektakolar i Olmos në fund

Spanjës i duhej të vuante jo pak për të siguruar një fitore kundër Shqiperisë në miqësoren e luajtur në Barcelone.Një rezultat I cili për kuqezinjte qëndron, kundër një rivali prestigjoz, ndoshta nga më të fortët në botë. Megjithatë në fund mbetet një shije keqardhje që humbjen 2 me 1 e pësuam vetëm në fund në minutëne  90.Në tërësi një paraqitje pozitive e skuadrës së Rejes e cila ndryshe nga sa mendohej kundër një ekipi që e mban topin jashtëzakonsisht shumë, arriti ta mbajë ekipin vendas shpesh larg portës së Berishës. Edhe në rastet kur iberiket goditen, ishte gardiani ynë në lartësi për të neutralizuar gjuatjet. Tek kuqezinjte ra në sy Armando Broja, vërtet I jashtëzakonshëm me shpërthimet e tij, teksa nga këmbët e këtij lojtari erdhen edhe dy kërcënimet më serioze në pjesën e parë në portën vendase. Pjesa e dytë nisi sërish e mirë për ekipin e Luis Enrikes,  që provoi me Rodrin dhe Sarabia. Shqiperia u përgjigj me një aksion shumë të bukur por Barë në fund goditi jashtë. Spanja godiet gjithsesui në minutëne  75. Ferran torres që fillimisht I shkoi afër një goli spektakolatr me finte, 1 minutë më vonë pas një gabimi të Bares, vetë sulmuesi I Barcelones zhbllokon shifrat. Shqiperia reagon mirfë de I shkon afër barazimit me anë të  Lacit vetëm dy minuta më vonë. Mirëpo kalojnë 8 minuta dhe kuqezinjte janë me fat kur një gabim i Pau torres, dhe topi I përplasur nga Uzuni përfundon në rrjete. Barazimi do të ishte rezultat fantastik por në fund klasi I Dani Olmos, na mohon një barazim prestigji. Sidoqoftë një paraqitje dinjitoze në nivel ekipor, dhe me pesë yje përf Brojen dhe Ivan Balliun në nivel individual.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy