Kryeministri Edi Rama shprehu gadishmërinë e qeverisë për të vendosur një tjetër bazë ushtarake të NATO-s në bregdetin shqiptar. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg në Bruksel, ai nënvizoi rëndësinë e këtij projekti për forcimin e sigurisë.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të dëgjuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit, që mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër.
Rama tha më tej se Kosova duhet të përfshihet në partneritetin për paqe dhe se duhet inkurajuar dialogu me Serbinë
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Unë ripërsëris nevojën për të përfshirë Kosovën në partneritetin për paqen, edhe pse e di që ka disa probleme politike nga disa vende anëtare. Dhe besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog me Serbinë, që nuk është pjesë e aleancës tonë por është pjesë e rajonit.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria qëndron krah Ukrainës dhe në mbështetje të Finlandës dhe Suedisë në rrugëtimin e tyre drejt aleancës gjë të cilën Shqipëria e tregoi me ratifikimin e protokolleve për këto dy vende.
Ndërsa Stoltenberg falenderoi Shqipërinë për rolin e saj në aleancë, rajon si dhe për qëndrimin në lidhje me anëtarësimin e Finandës dhe Suedisë në NATO.
JENS STOLTENBERG
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-S
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ju ndihmoni në parandalimin e cdo agresioni kundër vendeve aleate të NATO-s. BP ka rëndësi strategjike për NATO-n. Vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitet e bashkëpunim në rajon. Gjithashtu për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.
Stoltenberg gjithashtu vlerësoi përkrahjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe përshëndeti vizitën e kryemninistrit në Kiev në shenjë solidariteti me të.