Shqipëria kërkon bazë të NATO-s/ Rama: Duam bazë detare moderne; Stoltenberg: Jeni faktor sigurie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria kërkon bazë të NATO-s/ Rama: Duam bazë detare moderne; Stoltenberg: Jeni faktor sigurie

Kryeministri Edi Rama shprehu gadishmërinë e qeverisë për të vendosur një tjetër bazë ushtarake të NATO-s në bregdetin shqiptar. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg në Bruksel, ai nënvizoi  rëndësinë e këtij projekti për forcimin e sigurisë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të dëgjuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit, që mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër.

 

Rama tha më tej se Kosova duhet të përfshihet në partneritetin për paqe dhe se duhet inkurajuar dialogu me Serbinë

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Unë ripërsëris nevojën për të përfshirë Kosovën në partneritetin për paqen, edhe pse e di që ka disa probleme politike nga disa vende anëtare.  Dhe besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog me Serbinë, që nuk është pjesë e aleancës tonë por është pjesë e rajonit.

 

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria qëndron krah Ukrainës dhe në mbështetje të Finlandës dhe Suedisë në rrugëtimin e tyre drejt aleancës gjë të cilën Shqipëria e tregoi me ratifikimin e protokolleve për këto dy vende.

 

Advertisement

Ndërsa Stoltenberg falenderoi Shqipërinë për rolin e saj në aleancë, rajon si dhe për qëndrimin në lidhje me anëtarësimin e Finandës dhe Suedisë në NATO.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-S

Advertisement

 

Ju ndihmoni në parandalimin e cdo agresioni kundër vendeve aleate të NATO-s. BP ka rëndësi strategjike për NATO-n. Vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitet e bashkëpunim në rajon. Gjithashtu për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

 

Stoltenberg gjithashtu vlerësoi përkrahjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe përshëndeti vizitën e kryemninistrit në Kiev në shenjë solidariteti me të.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy