“Shqipëria e Madhe”: A po bien politikanët shqiptarë, në kurthin serb të Vuçiç?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria e Madhe”: A po bien politikanët shqiptarë, në kurthin serb të Vuçiç?

Nga Enver Robelli

A jeni duke e parë alarmin e Aleksandar Vuçiqit: shkon në Paris te Emmanuel Macron dhe thotë Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj duan “Shqipërinë e Madhe”.

Kthehet Vuçiq në Beograd dhe thotë: “Haradinaj është njeri i rrezikshëm, ‘Shqipëria e Madhe’ është kërcënim për tërë rajonin”.

Mos mendoni se ky është shqetësim i Vuçiqit.

Advertisement

Ai në të vërtetë me këtë retorikë po përpiqet që, duke lartësuar rrezikun e “Shqipërisë së Madhe”, ta normalizojë dhe ndërkombëtarizojë diskursin për “Serbinë e Madhe”.

Hapi i parë në këtë drejtim është prishja e kufijve të Kosovës.

Për këtë Serbia punon qe disa dekada. Në dekadën e fundit ndarja e Kosovës është bërë politikë shtetërore serbe.

Për këtë projekt pala serbe ka kërkuar partnerë në Prishtinë. Këtë rol e ka lozur nga viti 2018 publikisht Hashim Thaçi.

Advertisement

(Ramush Haradinaj kur u bë kryeministër tha se nuk ka kohë të merret me dialogun me Serbinë).

Ndarja e Kosovës për Serbinë është hapi i parë për ndarjen e Bosnjës dhe krijimin e “Serbisë së Madhe”.

Tashmë, përmes popëve të Kishës Ortodokse, në Mal të Zi është instaluar një qeveri kryesisht proserbe.

Vuçiqi nuk ka hequr kurrë dorë nga programi për “Serbinë e Madhe”.

Advertisement

Andaj ai duke alarmuar për rrezikun e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” në të vërtetë i josh politikanët e Prishtinës të punojnë për synimet e tij afatmesme apo afatgjata.

Jo rrallë politikanët shqiptarë kanë ditur të bien në këso grackash.

“Vuçiqi thotë se paralajmërimi i Haradinajt është kërcënim i Europës dhe mbarë botës, por kënaqësia i shihet në mustaqe”, shkruan politologu Boris Varga.

Është absurde që politikanët e Kosovës në njërën anë të kërkojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës, e nga ana tjetër të thonë se nuk shohin ardhmëri për shtetin e Kosovës, sepse ky shtet duhet t’i bashkohet Shqipërisë.

Advertisement

Kjo nuk e shton seriozitetin e politikës së Kosovës në sytë e shteteve perëndimore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy