Shqipëria e Kosova në një Kuvend/ Rama e Kurti: Të bëhemi më shpesh bashkë por jo për të penguar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria e Kosova në një Kuvend/ Rama e Kurti: Të bëhemi më shpesh bashkë por jo për të penguar

110 vjetori i pavarësisë u shenjua për herë të parë me mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë.

 

Dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti u takuan në hyrje për të shkuar bashkë në sallën e kuvendit.

 

Advertisement

Edi Rama dhe Albin Kurti thanë se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi dhe jo krijimi i pengesave si në politikën e brendshme dhe të jashtme të tyre.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ne vazhdojmë të bëjmë çmos të pengojmë njëri-tjetrin, herë me sukses, herë pa sukses. Sot është një ditë frymëzuese edhe për këtë pamje, pavarësisht mëse do donin ta panonin njëri-tjetrin ose mos e pranonin njëri-tjetrin, qoftë në një mëhallë në jetën e përditshme

 

Advertisement

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Advertisement

Ndarjet krahinore, bajraktarizmat janë pengesë e prapambeturi edhe sot. Prandaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar, por për të kontribuar.

 

Shqetësimi i Albin Kurtit ishte emigrimi i të rinjve dhe për këtë fajtor bëri qeverisjen.

 

Advertisement

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Advertisement

E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që tu kthejmë besimin në institucione, në drejtësi, në shtet, në politikë që ju ta mendoni rritjen e fëmijëve tuaj në atdheun tuaj, si opsionin më të mirë.

 

Edi Rama pati rastin që t’i tregonte edhe parlamentarëve të Kosovës se porti i ri i Durrësit, i shumëkundërshtuar nga opozita është edhe në të mirën e tyre.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Punën e nisur, për të bërë realitet atë që është vepra më e madhe Portin dhe hekurudhën, që do të jetë një porti i përbashkët, i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë, me dy porte të thata që do lidhen me hekurudhë.

 

Nga parlamenti i Shqipërisë, Glauk Konjufca u tha deputetëve shqiptarë se Serbia po synon destabilizimin e Kosovës.

 

Advertisement

GLAUK KONJUFCA

 

KRYETAR I KUVENDIT TE KOSOVES

 

Advertisement

Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj që është destabilizimi i Kosovës dhe  ndarja faktike e shtetit tonë. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete prej diplomacisë e deri te financimi dhe kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin brenda vendit tonë. Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me Kosovën aq më lehtë do jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë.

 

Të qënurit në të njëjtën sallë, u shfrytëzua edhe nga Enkelejd Alibeaj për t’ua thënë përballë se Partia Demokratike është kundër nismës Ballkani i Hapur.

 

Advertisement

ENKELEJD ALIBEAJ

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

 

Advertisement

PD do e shoh Serbinë vetëm me sytë e Kosovës. Kundërshtitë tona energjike ndaj projektit ish mini shngen apo Open Ballkan kanë qenë mbi të gjitha se Kosova kurrë nuk e pranoi se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e të paqartë.  

 

Nga socialistët u propozua që mbledhja e ardhshme e përbashkët të mbahet në 10 qershorin e vitit të ardhshëm në Prizren, për 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

Advertisement

Për ata që sot munguan, ish-udhëheqësit e UÇK-së mes të cilëve ish-presidenti Hashim Thaçi pasi po përballen me drejtësinë, të hënën një grup deputetësh do të udhëtojnë drejt Hagës për t’ua uruar festën e pavarësisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy