Shpresat për të besuar në ëndrrën e Botërorit ”Katar 2022” janë reale për kombëtaren shqiptare. Në dy ndeshjet e tetorit, kuqezinjtë përballen me Hungarinë këtë të shtunë dhe 3 ditë më vonë me Poloninë.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Edi Reja zhvilloi seancën e radhës stërvitore ku grupit ju bashkua dhe Ardian Ismajli i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.
Mesditën e kësaj të mërkure, Keidi Bare dhe Myrto UZUNI u përgjigjën pyetjeve të gazetareve në konferencën për shtyp.
Pritshëmritë më të mëdha janë tek Uzuni duke qënë se luan në kampionatin hungarez dhe e njeh mirë kundërshtarin
MYRTO UZUNI
FUTBOLLIST
”Dua të luaj çdo ndeshje pavarësisht klubit apo kombëtares. Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë. Flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur. Ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë.”
Advertisement
Edhe Bare u shpreh optimist se skuadra mund të marrw dy rezultaet pozitive ndërsa theskoi se celsi i suksesit është atmosfera në grup.
KEIDI BARE
AdvertisementFUTBOLLIST
Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mirë. Pikësynimi jonë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë, se janë 2 ndeshje të vështira. Nuk dua të them sa pikë parashikoj, por dua të them se futemi në ndeshje vetëm për të fituar.
Së fundmi një postim i Federatës shqiptare të futbollit shqetësoi jo pak tifozët kuqezi pasi mbrojtësi i Tiranës Erjon Hoxhallari dhe fizoterapisti Voci rezultuan pozitiv me Covid 19.
Burime pranë fshf-së bëjnë me dije se ata janë larguar menjehrë nga hoteli për tu karantinuar ndërsa janë në gjëndje të mirë shëndetësore.