Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se prioritet i qeverisë është Shqipëria dixhitale.

Ai theksoi se për këtë është parashikuar një pjesë e buxhetit 2022. Rama theksoi se të gjitha shërbimet, qytetarët shumë shpejt do i marrin përmes telefonit të tyre që do të shmang korrupsionin në administratë.

“Duke garantuar një bazë mbi të cilën edhe njësia antikorrupsion e ministrisë së Drejtësisë ka hyrë në një fazë të re. Ajo çka ne do të garantojmë në vijim dhe është ambicja e këtij mandati është që të sigurohet jo vetëm mbyllja përfundimtare e të gjitha sporteleve në Shqipëri që ofrojnë shërbime dhe kontakte të drejtpërdrejta me punonjësit e administratës që më pas futet ryshfeti dhe vjen vonesa, po edhe për të garantuar që përfundimisht qytetari të bëjë kërkesën dhe i gjithë dokumentacioni që duhet për të marrë një shërbim , të garantohen brenda përbrenda sistemit të digjitalizuar të shtetit. Të mos ketë më qytetar që duhet të shkon në 7 dyer për të bërë gati dosjen për të marrë një certifikatë.

Kadastrat digjitale është edhe ajo duke u bërë, e dimë të gjithë se çfarë plage është ajo. Me digjitalizim përfundimtar edhe kadastra do të jetë një institucione i aksesueshëm përmes smartphone-it dhe pa sportele.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qendra digjitale e qarkullimit rrugor është bërë me makina inteligjente, por do të shtrohen edhe kamerat inteligjente për të pasur të dhëna në kohë reale të qarkullimit. Do të financohen në mënyrë të posaçme duke krijuar një qendër të mbrojtjen kibernetike të të gjitha sistemeve tona të komunikimit teknologjik. Të gjitha të dhënat e shtetit do të kenë një sistem backup, që çfarëdo të ndodhi të mos ketë asnjë humbje të të dhënave“, tha Rama.