Ish-kryeministr i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, gjykon që Shqipëria dhe Kosovë duhet të avancojmë në fushën e sigurisë, pra të realizojnë një pakt për mbrojtje të ndërsjelltë ushtarake.
Sipas tij, kjo është një nga gjëra më të nevojshme që do të sjellin një afrim më të madh mes dy vendeve.
“Unifikimi i të gjitha politikave, ekonomike, tatimore, administrative në do t’ia mundësonte ekonomisë një integrim të tregut dhe të ekonomive tona, por pastaj besoj se kemi ende nevojë për infrastrukturë. Është fat i madh që kemi Rrugën e Kombit që na lidh, kemi tashmë autostradë energjitike. Ajo që nuk kemi është një hekurudhë për Shqipërinë është e nevojshme, për Prishtinën po ashtu mjaft e nevojshme. Ajo që mendoj është që duhet të avancojmë në fushën e sigurisë, pra një pakt për mbrojtje të ndërsjelltë ushtarake. Më kujtohet rasti i tërmetit më herët, ishin disa protokolle, procedura për t’i dërguar trupat kosovare, ushtrinë. Në atë kohë isha në detyrë, por i dërguam në kohë në Shqipëri, por kishte mjaft burokraci. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një pakt për mbrojtjen e ndërsjelltë, pra nëse njëri nga ne rrezikohet , qoftë nga katastrofa natyrore apo aspekte të tjera të sigurisë ushtarake, sulmet ushtarake patjetër.”
Për Haradinaj, të gjithë shqiptarëve duhet t’iu jepet nënshtetësia.
“Ajo që peshoj është edhe në interes të Shqipërisë është shtetësia shqiptare. Pse është shtetësia shqiptare në interes të Shqipërisë? Sepse rrit numrin e pjesëmarrësve në treg në ekonomi. E zëme se u jepet nënshtetësia shqiptare gjithë shqiptarëve në glob, kudo që janë, në Shqipëri, në Ballkan, apo Turqi, arbëreëshëve, Diasporës. Pra lidhen me Shqipërinë mbi 10 mln njerëz, të cilët kanë tribute që mund të lidhen me Shqipërinë, ose te taksat, ose te kontributet, ose te vizitat. Pra, shtohet fuqia e shtetit shqiptar edhe në plan ekonomik edhe në fusha të tjera.”