Shqipëria asnjë mëshirë ndaj San Marino-s, pesë gola për vendin e dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria asnjë mëshirë ndaj San Marino-s, pesë gola për vendin e dytë

Shqipëria ka fituar me goleade duelin eleminator ndaj San Marinos.

Kuqezinjte shënuan 5 herë dhe mbajtën portën të paprekur kundër një ekipi modest në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë u mbyll 1 me 0 falë një goli të Rey Manaj në minutën e 32.

Në pjesën e dytë, miqtë u shthuren totalisht dhe pësuan edhe katër gola të tjerë.

Advertisement

Qazim Laci shenoi një gol nga distance ndërsa vetëm 3 minuta më vonë shënon golin e trete Armando Broja, një gol I bukur pas një të djathtë të fortë brenda zone.

Në të 68 realizon me kokë edhe Elseid Hysaj, ndërsa goleaden e mbylli Uzuni në minutën e 80.

Tanimë Shqipëria ka 12 pikë, në vendin e dytë. Kuqezinjte kanë 1 më shumë sesa Polonia dhe dy pikë më shumë sesa Hungaria.

Një garë e hapur totalisht për vendin e dytë, teksa Shqiperia do të ketë shansin të luajë gjithcka në dy takimet e tetorit kundër Hungarisë dhe Polonisë.

Advertisement

Polaket barazuan në frymën e fundit kundër Anglisë 1 me 1 ndërsa Hungaria fitoi 2 me 1 kundër Andores.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy