Një përfaqësi të përbashkët diplomatike Shqipëri-Kosovë në Afrikë dhe Azi.

Ka qenë ky “fryti” i takimit mes ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, dhe homologes së saj në Kosovë, Donika Gërvalla.

Ministrja shqiptare ka deklaruar se shtimi i përfaqësive të përbashkëta, posaçërisht në zona si Afrika dhe Azia, do të jetë në kuadër të bashkërendimit dhe rritjes së aksionit diplomatik.

“Ne do të rrisim nivelin e aktiviteteve të përbashkëta diplomatike në Afrikë dhe Azi, në mënyrë që diplomatët tanë të bashkëpunojnë më ngushtë”, tha Xhaçka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, priti të hënën e 18 tetorit ministren Gërvalla.

Të dyja ministret mbajtën një konferencë të përbashkët, ku njoftuan për bashkëpunimet që  do të ndërmarrin Shqipëria dhe Kosova.

Ato ranë dakord që Shqipëria dhe Kosova të krijojnë një Sekretariat të Përbashkët, i cili do të shërbejë për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.

Ambasadat e përbashkëta

Ideja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ambasada të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës filloi të bëhej realitet në tetor të vitit 2016.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Mynih të Gjermanisë, përurohej konsullata e përbashkët mes të dyja shteteve.

Konsullata u përurua asokohe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati. E pranishme ishte dhe ministrja bavareze për Çështjet Evropiane, Beate Merk.

Ministri Bushati falënderonte ministrin Hoxhaj për mundësinë që i ishte dhënë Shqipërisë për t’u përfaqësuar me shërbimet konsullore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një vit më pas gjatë një takimi përurues të Platformës së Shërbimit Konsullor Online, Rama shprehej se jo vetëm që do të kemi “shërbime të përbashkëta konsullore, por edhe ambasada të përbashkëta”.

“Ne nuk do të duhet të shpenzojmë dy herë për infrastrukturën, për njerëzit ose për sistemet digjitale, nëse bashkojmë asetet dhe burimet njerëzore për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës nga një dritare e vetme”, theksonte Rama.

Për kryeministrin shqiptar, këto nisma nuk bëhen për efekt të një Shqipërie të madhe, por për uljen drastike të kostove dhe përafrimit të njerëzve me njëri-tjetrin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Firmosja e marrëveshjes

Në korrik të vitit 2019, Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruanin një marrëveshje për unifikimin dhe koordinimin e politikës së tyre të jashtme, e cila përfshinte dhe ambasadat e përbashkëta.

Ministri i Jashtëm asokohe i Shqipërisë, Gent Cakaj mirëpriste homologun e tij Behgjet Pacolli për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“Të dyja shtetet ranë dakord të koordinojnë ngushtë politikën e jashtme, të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave të tyre kombëtare”, shkruante Pacolli në Twitter.

Ministri i Jashtëm shqiptar Cakaj deklaroi se ndihej i nderuar me përfundimin e një marrëveshjeje të tillë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Cakaj, kjo marrëveshje do të hapte horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale ndërsa vendet afroheshin gjithnjë e më shumë “drejt integrimit të thellë kombëtar”.

Praktikë e përhapur

Kanadaja dhe Australia ndajnë infrastrukturën e tyre konsullore në dhjetëra vende prej më shumë se tridhjetë vitesh.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ndan disa mjedise diplomatike me Francën dhe Gjermaninë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2014, Ministria e Jashtme e Sllovakisë gjithashtu mori në konsideratë bashkimin e shërbimeve diplomatike brenda ambasadave të përbashkëta.

Një vit më vonë, kabineti zviceran miratoi aktin që mundëson ndarjen e ambienteve të ambasadës me Holandën dhe Danimarkën në disa vende.

Dymbëdhjetë komunitetet autonome të Spanjës gjithashtu filluan një program të ndarjes së ambasadave, duke synuar të ulnin koston në miliona euro.

Të gjitha këto masa deklarohen se kanë të njëjtin qëllim – uljen e kostove të misioneve diplomatike.(Albanianpost.com)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";