Pas mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama është pyetur për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Në përgjigjen e tij Rama tha se Hashim Thaçi do të ishte një kandidat i shkëlqyer, por kjo është e pamundur.
Advertisement
“Nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të bërë në atë që në funksion të politikës është , ne do kishim vënë Hashim Thaçin president dhe do ishte një president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në bashkësinë shqiptare si i lirë se ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më bëni ta them se ca procesi është”, tha Rama.