Shqipëri-Angli në rrezik? Policia nuk merr përsipër garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëri-Angli në rrezik? Policia nuk merr përsipër garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e planifikuar për t’u luajtur në 28 mars në “Air Albania”, duket se është vënë në pikëpyetje. Në Federatën Shqiptare të Futbollit këtë të enjte ka mbërritur një shkresë nga Policia e Tiranës, e cila nuk merr përsipër garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Si argument, policia përdor lokalet dhe bizneset rreth stadiumit, që sipas saj, cenojnë sigurinë.

 

“Subjektet dhe objektet pranë stadiumit “Air Albania”, që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme, kanë vendosur struktura permanente hekuri, betoni, xhami dhe tenda të fiksuara, duke zënë pothuajse të gjitha hyrjet kryesore të tribunave, si edhe gjithë perimetrin e jashtëm të stadiumit, duke cenuar standardet e sigurisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit. Gjithashtu, mosmbyllja e aktiviteteve të lokaleve dhe bizneseve gjatë zhvillimit të ndeshjes sjell problematika të ndryshme, duke cenuar sigurimin e rendit, si para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Angli.”

 

Advertisement

Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi reagimin e menjëhershëm të strukturave, duke theksuar se anulimi i kësaj ndeshjeje do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy