Një grup tregtarësh ambulantë të plazhit të Durrësit protestuan këtë të hënë para bashkisë.
Ata kërkuan nga autoritetet që t’i lejojnë për të shitur përgjatë vijës bregdetare.
Advertisement
Tregtarët u shprehën të gatshëm për të paguar taksat në mënyrë që të mos e pezullojnë aktivitetin e tyre gjatë sezonit, pasi është i vetmi burim të ardhurash për familjet e tyre.
Vendimi për ndalimin e tregtarëve ambulantë ne plazhe u mor pak kohë më parë nga bashkia e Durrësit me argumentin se shqetësohen pushuesit.
Advertisement
Kjo është protesta e dytë brenda pak ditëve që tregtarët ambulantë zhvillojnë në Durrës.