Pas shqetësimit të krijuar për aksidentet që ndodhin çdo ditë në vend, ka një kontroll më të shtuar nga Policia e Shtetit.

 

Vetë Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu doli në rrugë për inspektim gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Ai pa sesi funksionojnë radarët dhe u bë vetë dëshmitar i shpejtësisë vrastare (133-170 km/orë) të shoferëve në segmentin Sauk-Teg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ardi Veliu njoftoi se Policia Rrugore brenda pak ditësh do të ketë në dispozicion edhe katër radarë të tjerë, kamera dhe mjete të pauniformuara, për të patrulluar në të gjitha akset rrugore.