Greqia regjistroi këtë të mërkurë 865 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i të infektuarve ditorë që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve greke, numri i të prekurve u rrit me 200 krahasuar me një ditë më parë. Greqia raportoi gjithashtu për gjashtë të vdekur.
Advertisement
Gjithsej, në shtetin fqinj ka 27.334 raste të konfirmuara dhe 534 viktima.