Shpronësohen më vendim qeverie, “Sarajet” e Tiranës.

Vendimi është publikuar këtë të premte në fletoren zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Vetëm tre ditë më parë tek “Sarajet e Toptaneve” në qëndër të kryeqytetit ra zjarr, që dëmtoi pjesë të brendshme të Sarajeve,aty pak kohë më parë kishte qënë një lokal.

Zjarrëvënia tek “Sarajet” dyshohet se ishte e qëllimshme teksa kjo akuze erdhi edhe nga kreu i bashkisë së Tiranës erion Veliaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky i fundit akuzoi pronaret se po tentonin me qëllim të shmangnin shpronësimin e “Sarajeve” në mënyrë që të aty të bënin ndërtime.

Kjo ishte arsyeja, sipas Veliajt, që vetë kryeministri Rama ishte angazhuar që procedura e shpronesimit të kryhej me shpejtësi në mënyrë që objekti të kthehet sa më shpejt në Muze.

“Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i “Sarajet e Libohovitëve”, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 505 843 802 lekë”, lexohet në njoftim.

“Sarajet”  pas ketij vendimi kalojnë në pronësi Bashkisë së Tiranës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";