
Dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri u arrestuan këtë të mërkurë në kuadër të operacionit “Shpirti”, të realizuar në 2 korrik.
Hekuran Marku dhe Agustin Deda ishin në kërkim ndërkombëtar prej një muaji e gjysmë pasi dolën në përgjime.
Advertisement
Ata dyshohen se janë përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të kanabisit.
Prangat Hekuran Markut iu vendosën në Gjermani, ndërsa Agustin Dedës në Francë.
Advertisement