Ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i mjetit që shpërtheu në ecje në askin Sauk-Teg.
Aleksandër Sadikaj 27-vjeç, nuk ka mundur t’ju mbijotjë plagëve të marra si pasojë e shpërthimit me tritol.
Advertisement
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Advertisement