Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku humbi jetën një 23-vjeçar si pasojë e shpërthimit të një gome, policia vuri në pranga pronarin e gomisterisë.
Mësohet se këtë të mërkurë është arrestuar shtetasi Xhemal Duka, si i akuzuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Advertisement
Ndërsa nën hetim është vënë edhe shtetasi Tiril Leba, shoferi i ambulancës për shkak të mbërritjes me vonesë në vendngjarje. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Advertisement