Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Autori e ka hedhur sasinë e lëndës plasëse nga makina dhe janë larguar. Sasia ka qenë e vogël dhe ka thyer vetëm xhamat e lokalit. Pronari ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide kush mund të jenë autorët, por dyshimet i ka hedhur te konkurenca ose ndonjë klient i pakënaqur.
Advertisement
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.