Shpërthim tritoli në një banesë private në lagjen 18 tetori ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e kësaj të marte.
Nga shpërthimi i fortë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Advertisement
Në banesë jetonte Altin Lamçe, tregtar në tregun fruta-perime Lushnjë.
Banesa është në pronësi të një tjetër shtetasi, Arben Turkut, i cili është në emigrim.
Advertisement
Tritoli dyshohet se u hodh nga autorët në ecje nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese.
Advertisement