Shpërthim në Lushnjë/ Në shënjestër anëtari i Bandës së Aldo Bares

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthim në Lushnjë/ Në shënjestër anëtari i Bandës së Aldo Bares

Nje shperthim eksplozivi tronditi gjate oreve te para te mengjesit Lushnjen.

Sipas informacionit te policise rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” , në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan,  ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti ne pronesi te Arjan Aliços.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Advertisement

Aliço ka qene pjese e bandes se Aldo Bares.

Vitet e fundit 58 vjecari ka qene objekt i sulmeve pasi i eshte vendosur tritol afer shtepise dhe me pas eshte qelluar edhe me arme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy