Një shpërthim tjetër është shënuar gjatë natës së kaluar në vend.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë.
Advertisement
Një sasi e vogël tritoli është vendosur në oborrin e një banese në pronësi të 54-vjeçarit M.B.
“Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”
Më herët, përpara kësaj ngjarje, shpërthim me lëndë plasëse është shënuar edhe në Lushnje, në lagjen ’19 Tetori’.
Advertisement
Fatmirësisht nga të dyja ngjarjet ka vetëm dëme materiale.