Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë është lënduar një 26-vjeçar i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari E.Th është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";