Deputeti Myslim Murrizi ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus për të folur mbi fatin e opozitës parlamentare në zgjedhjet e 25-Prillit.
Murrizi u shpreh se në 25 Prill do vihet në provë morali i secilit. Sipas deputetit, disa deputetë do marrin më pak vota sesa kanë pasur të ftuar në dasmë
Myslim Murrizi: Ky është një sistem zgjedhor që do të vëjë në provë moralin e çdo figure që kërkon të ruajë karrigen si dhe vendin në Parlament, sepse lista është e hapur ku qytetari ka të drejtë zgjedhjeje. Shqiptarët do të shikojnë pa 25-Prillit, sa të pafytyrë do të pranojnë të marrin mandate kur kanë marrë 600 vota nga qytetarët shqiptarë, duke lënë jashtë tyre një që ka marrë 6000 vota për hatër të Damjanit..
Po, ku ka surrat më të pështirë për qytetarët shqiptarë për hatër të Damjanit, që ti të dërdëllisësh në Parlament kur ke marrë vota sa gjysmën e dasmës kur je martu…
Sa do knaqen shqiptarët pas 25-ës kur t’I shikosh këto baballarët dhe mamallarët e kombit kur t’i degjenerojë mileti. Këto të votohen në shtëpi humbin në shpi t’vet. 3 veta, po s’dolën 2 me 1 në shpi…