Shpërthen Meçe: Basha se ka shkruar vetë librin! Ka vjedhje të identitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen Meçe: Basha se ka shkruar vetë librin! Ka vjedhje të identitetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka botuar librin me titull “Misioni im”. Me këtë libër Basha kërkon që t’u japë një mesazh shqiptarëve që ta votojnë ata në zgjedhjet e 25 Prillit, pasi tregon misionin e tij që ka për qeverisjen e vendit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, themeluesi i PD-së, Arben Meçe u shpreh se sipas tij, Basha nuk e ka shkruar vetë librin. Meçe deklaron se lideri i PD-së po vjedh një identitet.

“Do ti qëndroj tani arsyes, pse ky libër nuk është shkruar prej tij. Sepse, synimi kryesor i bërjes së ktij libri është për t’i prodhuar këtij një autoritet, t’i prodhojë një identitet. Por, kur edhe këtë identitet ai e vjedh, shkurt e vjedh… këtë libër se ka bërë ai. Sepse, kur unë shoh artikulimin, që është zëri i tij tashmë, nuk shoh asnjë gjuhë artistike brenda, biles ka një kakofoni mendimi që po ta lexosh, dhe unë e kam këtu të shkruajtur dhe ju rekomandoj të gjithëve të lexojnë kaq për të kuptuar kakofoninë e ideve të tij. Nuk ka artikulim artistik në asnjë vend.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy