Presidenti i Republikës, Ilir Meta në deklaratat e tij të herëpashershme ka kërkuar nga partitë politike që në zgjedhjet e 25-Prillit të garojnë me figura me integritet. Ndërkohë, veç këtyre deklaratave, presidenti Meta gjithashtu ka përmendur se nuk do ta dekretojë kryeministrin Rama për një madat të tretë.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, aktivistja e njohur Brizida Gjikondi e quajti presidentin Meta shkelës të Kushtetutës. Gjikondi shton se e ka njohur mirë para 12-vitesh.
Alban Dudushi: Si e keni parë gjithë këtë komunikim të presidentit gjatë kësaj periudhe?
Brizida Gjikondi: E kam parë si një shkelje flagrante të Kushtetutës dh etë Kodit Zgjedhor, i cili në asnjë nen të tij nuk shikon prezencën e Presidentit para-gjatë dhe pas fushatës.
Nuk i takon presidentit të Rep. së Shqipërisë të hyjë në këtë lojë politike, të keqpërdorë termin referendum.
Pashë diku ku thonin se znj.Kryemadhi ka merita se është në krye të partisë. E dimë shumë mirë që është një hipokrizi. Ne e dimë shumë mirë që ajo është një parti, unë e kam njohur nga afër para 12-vjetësh, që iku bashkëpronari burri, erdhi bashkëpronarja gruaja, sepse kishte shumë personalitete të tjerë para znj.Monika që mund të ishin kryetarë të asaj partie.
Z.Meta po keqpërdor institucionin më të lartë që ka Shqipëria, për të dalë dhe për të influencuar në votat e biznesit të tij ose gruas së tij.