Kur jemi në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, në të cilin pritet të diskutohet për ndryshimet e mundshme në statutin e partisë, por së pari për atë çka u quajt ‘masakra zgjedhore’, Kreshnik Çollaku ka bërë një tjetër denoncim sa i përket vjedhjes së votës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, anëtari i Kryesisë së PD-së, Çollaku deklaroi se në zonën e tij votat nuk bliheshin nga bandat, por nga vetë mjekët nën kërcënimin se nëse shtetasi nuk votonte për Partinë Socialiste, nuk do t’i ofrohej shërbimi.

Kreshnik Çollaku: Në zonën time elektorale, votat nuk i vidhnin e nuk i blinin më bandat, i shisnin mjekët. Si ta çertifikoj unë këtë gjë? Unë kisha mjeken e zonës, militante e PS-së, që shkonte tek shtëpia e të sëmurit, i thoshte ‘Më jep votën për PS-në, përndryshe, nuk ta mjekoj fëmijën.’

Denis Minga: E vetmja rrugë që ke, është ta çosh në SPAK, nuk ke rrugë tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";