Shpërthen bombula e gazit në Pogradec, në banesë ndodhej çifti i të moshuarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen bombula e gazit në Pogradec, në banesë ndodhej çifti i të moshuarve

Një bombul gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Mësohet se gjatë incidentit në banesë ndodheshin një çift të moshuarish, të cilëve iu është rrezikuar jeta nga shpërthimi.

 

Të moshuarit po konsumonin kafen e mëngjesit së bashku në ballkon, teksa bombula e gazit fillimish ka rrjedhur dhe më pas shpërthyer. Fatmirësisht, ata nuk janë lënduar.

 

Advertisement

Raportohet vetëm për dëme të shumta materiale, ku siç dallohet në foto, dritarja e banesës ka rënë në sheshin poshtë pallatit dhe ka rrezikuar jetën e banorëve të tjerë. Kjo rrugë është një nga rrugët më  të populluara dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit.

 

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për hetimet përkatëse.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy