Një bombul gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.Banesa ishte në pronësi të shtetasit Agur Cako dhe e gjitha familja,e përbërë nga 7 persona,ndodhej brenda në banesë në momentin e shpërthimit të bombulës.
Bombula e gazit ndodhej në një binzë të vogël përbri banesës,ambjent që familja Cako e kishte adaptuar për dhomë gatimi jashtë banesës.Pas shpërthimit,flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi.
E gjithë familja ka dalë jashtë banesës dhe ka njoftuar menjëherë zjarrëfikësit.Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrëfikëse ka bërë të mundur lokalizimin në kohë të flakëve të zjarrit dhe shuarjen e tij.
Si pasojë e zjarri dhoma ku ndodhej bombula e gazit është shkrumbuar totalisht,ndërkohë që dëme materiale janë shkatuar edhe në një nga dhomat që ndodhej pranë saj.
Në banesë jetonin bashkëshortët Cako,me tre fëmijë të vegjël dhe dy prindërit e moshuar të Agur Cakos,por fatmirësisht asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime.