Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Në një banesë ka shpërthyer bombola e gazit dhe si pasojë ka humbur jetën një e moshuar, shtetasja A.K , 84 vjeç.

 

Ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi M.K, 86 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuçovë/Informacion paraprak

 

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit
M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

 

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.